KOSOVA-SLLOVAKIA

Festa pas fitores e Kosovës U19/ Foto: FFK
Kosova U19 përfundon Elite Roundin me fitore
27 March, 2018 @19:56
Djelmoshat e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi, Kosova U19, ndahet me fitore nga Elite Round e UEFA-së, duke përfunduar në vend të tretë të Grupit 5.
Kosova U19 nuk ka arritur kualifikimin, ku vetëm fituesi i grupit shkon në kampionat evropian, por sot me triumf ndaj Sllovakisë U19, të rinjtë e Krasniqit janë ndarë më fitore nga ndeshja.
Leotrim Kryeziu i ka dhënë epërsinë Kosovës, pasi që topin e dëbuar nga penalltia, e shtyu në rrjetë për 1-0. E më pas në pjesë të dytë Abit Salihu e bëri 2-0, pas kornerit të Pajazitit.
E tëra që bënë të rinjtë sllovak deri në fund, ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1.
TABELA E GRUPIT 5 të ELITE ROUND:
1 | Portugalia U19 | 3 ndeshje | 9 pikë | |
2 | Irlanda U19 | 3 ndeshje | 4 pikë | |
3 | Kosova U19 | 3 ndeshje | 3 pikë | |
4 | Sllovakia U19 | 3 ndeshje | 1 pikë |