KOSOVA U21

Foto: FFK
Kosova U21 nis përgatitjet, këta janë ndihmëstrajnerët e skuadrës
26 May, 2021 @8:28
Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll i ka filluar përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese drejt Evropianit 2023. Këtë ndeshje Kosova U21 do ta luajë më 8 qershor ndaj Andorrës në Prishtinë, ndërkohë që përzgjedhësi Michael Nees bashkë me ndihmësit e tij i ka filluar përgatitjet dje (e martë) në Hajvali të kryeqytetit.
Ndihmësit e përzgjedhësit Michael Nees janë Bekim Isufi, Alan Clark dhe Naser Prapashtica, ndërkohë që pjesë e grupit ishin 21 prej 31 futbollistëve të ftuar. Pjesa tjetër do t’i bashkohen skuadrës ditëve të ardhshme.
Stërvitjen e radhës Kosova do ta zhvillojë sot (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00 në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.