Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA 2-2 ARMENIA

Kosovë e zbehtë në barazim

Foto: FFK

Kosovë e zbehtë në barazim


16 November, 2022 @20:36

Nuk ka shkuar aspak pritur, ndërsa gjithcka ka qenë e vështirë për Kosovën në këtë ndeshje ndaj Armenisë, ku Alain Giresse provoi futbollistë të rinj, që do të mund të mbajnë barrën në të ardhmen.

Armeni e qartë, që gjithashtu ishte eksperimentale, me lojë të sigurt, por në fund falë një momenti të Donat Rrudhanit Kosova siguron barazimin për përfundimtaren, Kosova 2-2 Armenia [Lirim Kastrati 67pen., Donat Rrudhani 90+3 - Zhiyar Shaghoyan 24, Kamo Hovhannsiyan 82].

Kosova XI

Rasti i parë drejt portës kundërshtare për Kosovën erdhi kur Valmir Veliu shutoi drejt portës së armenëvë, 6 minuta para fundit të pjesës së parë. E goli i pranuar në minutën e 24-të erdhi pas një vrapi nga e majta arriti para Visar Bekajt për të shënuar me një parabolë të lehtë, për 0-1! E ndoqi e gjithë mbrojtja pa ndërhyrë.

Kosova

Pjesa e dytë nisi pak më mirë, por Armenia dukej më e rrezikshme. Falë Visar Bekajt Kosova nuk hyri në disavantazh më të thellë. Rinisi këndellja e Dardanëve pas minutës së 60, ndërsa pas një tentimi të Lirim Kastratit e tentim befasie të Muharrem Jasharit erdhi penalltia. Ka qenë Arianit Ferati debutues që nxorri penallti, pasi u pengua në zonë. Kastrati (sulmues) shënoi për barazim, 1-1.

Jetmir Haliti @ Kosova vs. Armenia

Një numër i vogël spektatorësh në ndeshje pritën edhe një vrull të Kosovës për të kërkuar fitoren, por ndodhi e kundërta në fushë, derisa loja u zbeh. E armenët shënuan për 1-2, përmes Hovhannisyanit, pas gabimit të Kastratit (mbrojtësi) që kishte hyrë si zëvendësues në lojë. 

E deri në fund ka qenë pak punë vetjake e Donat Rrudhanit, pak fat, që me një devijim Kosova shënoi bukur për 2-2!

Agon Sadiku @ Kosova vs. Armenia

Puna e Giresse nuk përfundon këtu, derisa duhet të këndellë djelmoshat për Ishujt Faroe, pas tri ditësh. Na mbetet të shohim paraqitjen e Dardanëve në atë ndeshje. E fundit për këtë vit për Kosovën.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova