Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Krejt në test, pastaj stërvitje dhe të nis liga

Krejt në test, pastaj stërvitje dhe të nis liga


13 April, 2020 @13:02

Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) shpreson që të gjithë futbollistët të testohen në fillim të muajit maj, pastaj të fillojnë stërvitjet e ekipeve.

Mediat italiane kanë shkruar më parë se aktivitetet sportive, në koordinim me rregullat për pandeminë të lëshuara nga shteti, pritet të nisin më 4 maj.

Serie A e Italisë është pezulluar prej datës 9 mars. Datë të saktë për ri-fillimin e stinorit nuk ka, derisa kanë mbetur edhe 12 xhiro për të përfunduar stinori 2019/20.

“Posa të përmirësohen pak kushtet, ne do të përfundojmë stinorin. Së shpejti do të kemi edhe një mbledhje. Do të vendosim procedurat dhe pastaj do t’i komunikojmë ato. Shpresoj që të ri-nisim stinorin në fund të muajit maj. Në fillim të muajit do t’i testojmë të gjithë futbollistët, pastaj ata do të mund të grumbullohen në stërvitje,” ka thënë kreu i FIGC Gabriele Gravina për Sky Sport Italia.

“Po, do të luajmë edhe verës. Prej tash nuk mund të themi se kur do të përfundojë stinori, por ai do të ketë fundin dhe do të ketë kampion të rregullt,” ka shtuar Gravina.

Në momentin e ndërprerjes së Serie A-së, Juventus ishte lider me një pikë më shumë sesa Lazio dhe 9 më shumë sesa i treti, Interi.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A