Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK IX

Kreshnik Uka (KF Drenica), Ylli i javës (9)

Kreshnik Uka me çmimin e lojtarit të javës IX/ Foto: FFK

Kreshnik Uka (KF Drenica), Ylli i javës (9)


18 October, 2021 @11:57

Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, është përzgjedhur Yll i javës së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll, pas performancës së tij tejet të mirë në fitoren e ekipit kuqezi nga Skenderaji ndaj Feronikelit, në derbin e rajonit drenicak.

Uka 26-vjeçar ka shënuar dy gola në fitoren 4-0 të ekipit të tij ndaj Feronikelit të shtunën e kaluar për të marrë epitetin e më të mirit të xhiros së nëntë, që edhe përmbyll ciklin e parë të ndeshjeve në elitë.

Drenica përndryshe me këtë fitore ka mbyllur xhiron si lidere e Superligës.



YJET E DERITASHME TË JAVËS NË SUPERLIGË 21/22:

Xhiro I Nuk ka pasur çmim
Xhiro II Ermal Krasniqi (KF Ballkani)
Xhiro III Ardit Tahiri (KF Drita)
Xhiro IV Torvioll Stullqaku (KF Malisheva)
Xhiro V Marclei Santos (KF Ulpiana)
Xhiro VI Gerhard Progni (KF Gjilani)
Xhiro VII Ahmed Januzi (KF Dukagjini)
Xhiro VIII Armend Thaqi (KF Ballkani)
Xhiro IX Kreshnik Uka (KF Drenica)

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga