LISTA VENDIMTARE
Kroacia, publikon listën para ndeshjeve vendimtare
22 September, 2015 @23:29
Ante Cacic, përzgjedhësi i posaemëruar i Kroacisë, ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit tetor, përcaktuese për kualifikimin e këtij vendi në EURO 2016.
Për dallim nga tashmë trajneri i shkarkuar Niko Kovac, Cacic ka bërë dy ndërrime. Ai ka larguar nga lista e reprezentacionit sulmuesin e Fiorentinës, Ante Rebic dhe mesfushorin e Hajdukut, Mijo Caktas, derisa ka futur në përfaqësuese mbrojtësin e Dinamo Zagrebit, Josip Pivaric dhe sulmuesin e Malagës, Duje Cop.
SHIKO TABELËN AKTUALE PËR EURO 2016
Kroacia do të ndeshet me Bullgarinë dhe me Maltën në dy përballjet e fundit kualifikuese të Grupit H për EURO 2016 dhe varet nga rezultatet e Italisë dhe të Norvegjisë për të siguruar kualifikimin direkt.
Italia do të përballet me Azerbejxhanin si mysafir derisa pret Norvegjinë në Romë. E Norvegjia, do të pret Maltën para se të udhëtojë për në Itali.
Kroacisë i është minusuar një pikë ditë më parë nga UEFA-ja për shkak të shenjës naziste të ‘shkruar’ në bar të fushës në ndeshje ndaj Italisë.
LISTA E KROACISË:
Portierë: | Danijel Subašić (Monaco), Lovre Kalinić (Hajduk), Ivan Vargić (Rijeka) | ||
Mbrojtës: | Darijo Srna (Shakhtar), Šime Vrsaljko (Sassuolo), Marko Lešković (Rijeka), Vedran Ćorluka (Lokomotiv Moska), Domagoj Vida (Dinamo Kiev), Dejan Lovren (Liverpool), Danijel Pranjić (Panathinaikos), Josip Pivarić (Dinamo Zagreb) | ||
Mesfushorë: | Luka Modrić, Mateo Kovačić (oba Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozović (Inter Milano), Ivan Rakitić (Barcelona) | ||
Sulmues: | Nikola Kalinić (Fiorentina), Marko Pjaca (Dinamo Zagreb), Ivan Perišić (Wolfsburg), Ivica Olić (HSV), Mario Mandžukić (Juventus), Andrej Kramarić (Leicester City), Duje Čop (Malaga) |