PRISHTINA - BALLKANI
Kryesuesi nuk ndryshon
11 November, 2018 @15:24
Kreun e marrë ndeshjen e kaluar në përballjen direkte ndaj Feronikelit, Prishtina u sigurua ta ruante me fitoren e shënuar sot me rezultat 2-0 në ndeshjen e luajtur ndaj Ballkanit në shtëpi.
Takimi i zhvilluar sot kaloi me dominimin e kryeqytetasve, të cilët në fund iu gëzuan pikëve të plota.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, e më pas fitorja e vendasve erdhi me dy gola ‘ekspres’ në minutat 65’ e 69’. Për epërsinë fillestare shënoi Mario Morina, e më pas fitorja u vulos nga Meriton Korenica.
Me Prishtinën që mbetet lidere pavarësisht rezultatit të nesërm në ndeshjen e Feronikelit ndaj Ferizajit, Ballkani në anën tjetër bie në zonën e barazhit me humbjen e pësuar në ballafaqimin e sotëm.
FORMACIONET STARTUESE
Prishtina: Visar Bekaj, Armend Thaqi, Armend Dallku, Abdul Bashiru, Leotrim Bekteshi, Lorik Boshnjaku, Jamal Arago, Meriton Korenica, Argjend Mustafa, Mario Morina, Basit Khalid. Balkani: Armend Ruxhi, Besnik Krasniqi, Arbër Potoku, Visar Berisha, Elbasan Gashi, Egzon Shabani, Gentian Elezaj, Blend Baftiu, Leart Emini, Borçe Manevski, Jetmir Topalli. |