Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THUN 3-2 ZURICH

Kryeziu e Kololli shënojnë, por Zurich s’fiton sonte

Foto: FCZurich/tw

Kryeziu e Kololli shënojnë, por Zurich s’fiton sonte


1 July, 2020 @23:05

Dy futbollistët që veshin fanellën e Kosovës, Mirlind Kryeziu dhe Benjamin Kololli, kanë realizuar për ekipin e tyre sonte.

Por, golat e tyre nuk kanë mjaftuar për të ndalë Thunin nga fitorja 3-2 [Rapp 11, Tosetti 14, Karlen 21 - Kryeziu 31, Kololli 45p] ndaj Zurichut. Kololli ka asistuar edhe në golin e Kryeziut, duke ruajtur kështu formën e mirë që ka kapur në xhirot e fundit.

TABELA AKTUALE

Edhe pse vendasit në pjesë të dytë të ndeshjes luajtën me 10 lojtarë, Zurich nuk pati fuqi për rikthim, derisa përgjatë gjithë ndeshjes u paraqit edhe mesfushori Hekuran Kryeziu, ndërsa në pjesë të dytë edhe Toni Domgjoni.

Duhet cekur se për Thunin kjo ndeshje ka qenë jetike, pasi që me fitore i ikën fundit të tabelës (10) duke dalë në pozitën e tetë për momentin.


 
Të gjitha lajmet nga International