VIDEO
Kryeziu i pafat, shënon në portë të gabuar
22 April, 2021 @22:54
Mesfushori Hekuran Kryeziu ka gabuar portën në ndeshjen e sotme ndërmjet skuadrës së tij, Zurich, dhe liderit aktual, Young Boys.
Kryeziu shënoi autogol me kokë në minutën e shtatë të ndeshjes, derisa në fund fitores iu gëzua Young Boys me rezultat 1-2.
Goli i vetëm i Zurichut që u shënuan Blaz Kramer, u asistua me pasimin e bukur të Blerim Xhemajlit.
Pos Kryeziut e Xhemajlit, te Zurichu titullarë ishin edhe Fidan Aliti, Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli.