GRANATA
Kthehet Ajeti, pret debutimin
12 October, 2016 @10:45
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Torinos, Arlind Ajeti, është kthyer nga lëndimi dhe tashmë ka nisur stërvitjet me ekipin e tij.
Sipas raportimeve nga mediat tiranase, Ajeti 23 vjeç, tashmë po punon që të hyjë në sy të trajnerit Sinisa Mihajlovic, për të debutuar me ekipin e tij.
Ajeti për shkak të lëndimit mungoi edhe në ndeshjet e Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.