Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGUE 1

Kthehet Marseille

REUTERS/Jean-Philippe Arles

Kthehet Marseille


16 December, 2012 @2:06

​Dy kartona të kuq në 45 minutat e para për Toulouse-in ishin të mjaftueshme për sulmuesin e Olympique Marseille-së, Andre-Pierre Gignac që të shënojë golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë për të marrë tre pikë të arta nga mysafirllëku i vështirë në Toulouse. 

Kështu, OM i afrrohet OL-së në krye të tabelës dhe pret kiksin e tyre nesër në derbi ndaj PSG-së ashtu që të trija ekipet t’i hynë një javë para Vitit të Ri me pikë të njejta kreut. 

Nga ndeshjet tjera vlen të përmendet rikthimi në formë i Montpellier-së kampion, i cili me fitore të thellë sonte ndaj Bastias po e konfirmon rikthimin në ligë. Si duket prej momentit që e lanë Europën, kampionët po ndihen më të relaksuar dhe mund të pretendojnë lartë pasi që kanë ekip. 

REZULTATET

Toulouse - OM 0-1

Montpellier - Bastia 4-0

Troyes - Ajaccio 3-2

Sochaux - Brest 1-2

Nice - Evian 3-2

Reims - Lille 1-1


 
Të gjitha lajmet nga