Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WERDER BREMEN

Kthehet Milot Rashica

Foto: Werder/tw

Kthehet Milot Rashica


13 October, 2020 @12:42

Mesfushori i Kosovës që luan për Werder Bremenin, Milot Rashica, edhe zyrtarisht i është kthyer stërvitjeve me ekipin e tij.

Werder ka bërë të ditur para pak çastesh se kosovari ka kryer pushimin dhe është mirë pas lëndimit të lehtë, kështu që prej sot i është bashkuar ekipit në stërvitje për ndeshjet e radhës.

Kujtojmë, Rashica kishte paqartësi gjatë fundit të afatit kalimtar, pasi që një transfer i tij drejt Bayer Leverkusen e Aston Villës dështoi.

Ai nuk është grumbulluar fare me Kosovën për ndeshjet e tetorit, PlayOff për EURO dhe Ligë të Kombeve për shkak të lëndimit që kishte.


 
Të gjitha lajmet nga