FRANCK RIBERY RIKTHEHET NË STËRVITJE

Franck Ribery gjatë stërvitjeve të sotme me ekipin/ Foto: fcbayern.de
Kthehet pas 10 muajve
2 December, 2015 @14:41
Mesfushori i krahut të Bayern Munchenit, Franck Ribery, i është kthyer ekipit bavarez në stërvitje sot, ka bërë të ditur vetë klubi gjerman përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.
Ribery, 32 vjeçar, ka pësuar lëndim në fillim të këtij viti dhe nuk ka regjistruar paraqitje në Bundesligë që nga ndeshja e 27 shkurtit ndaj Kolnit, ku Bayern kishte fituar 4-1, ku kishte shënuar një gol dhe kishte asistuar njëherë.
Bayern është aktualisht ndër ekipet më në formë në Europë, derisa Ribery vetëm se do të shtojë forcën e ekipit.
“Jam shumë i lumtur,” ka thënë Ribery pas stërvitjes së parë të tij me ekipin sot.
Francezi pritet të hyjë në formë dhe të bëhet gati për Kampionatin Europian Franca 2016.