FA CUP

Foto: FA Cup Official
Kualifikohet City, inkuadrohet Celina
30 January, 2016 @17:01
Pas kualifikimit në finalen e Capital One Cup, Manchester City lehtësisht ka mposhtur edhe Aston Villën me rezultat 0-4, për t’u kualifikuar në 1/8 e finales së FA Cup. Përkundër faktit që disa nga yjet e Cityt u pushuan sot nga trajneri Pellegrini, skuadra nuk pati probleme në gjetjen e golave.
Ishte i riu Iheanacho që shënoi hat-trick dhe një gol tjetër i Sterling që i siguruan skuadrës së Pellegrinit biletën për në fazën tjetër.
Në këtë ndeshje për afro 15 minuta u inkuadrua edhe anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, që zëvendësoi Fernandinhon.