KUPA E KOSOVËS
Kualifikohet Prishtina
20 February, 2016 @15:10
Pasi kaloi disa ndeshje të suksesshme parasezonale, Prishtina e ka filluar stinorin pranveror me fitore. Skuadra nga kryeqyteti mposhti Istogun me rezultat 5-1, për të kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Golat për vendasit u shënuan nga Dren Gashi (2), Petrit Osmani, Kreshnik Lushtaku dhe Gentrit Begolli. Për skuadrën mysafire të drejtuar nga Genc Hoxha golin e nderit e shënoi Dugagjin Gashi.
Shorti për fazën çerekfinale do të kuptohet në ditët në vijim.