MIQËSORE: KUKËSI-LIRIA

Kukësi nuk mund ta mposht Lirinë me 10 lojtarë
7 August, 2017 @20:47
Kukësi përkundër se ka përmbysur avantazhin dygolësh të Lirisë në pjesë të parë, në fund, nuk ka arritur të shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë për të fituar miqësoren ndaj ekipit prizrenas.
Dy rivalë të afërt gjeografikisht, u takuan sot në Pezë të Tiranës për një miqësore përgatitore para stinorit të ri, por fitues nuk kishte.
Liria nisi ndeshjen me 11-shen më të mirë që ka në dispozicion, derisa te Kukësi luajtën kryesisht forcat vendore të mbetura, pas largimeve të shumta me rënien e ekipit nga garat europiane.
Pjesa e parë, prej 0-2 në 3-2
Gjithsesi, Liria nisi më mirë ndeshjen kur përmes penalltisë avancoi heret në takim 0-1, ndërsa shpejt përmes penalltisë avancuan në 0-2. Ka qenë Meriton Korenica që i dha epërsinë fillestare Lirisë me goditje nga distanca, ndërsa më pas shënoi nga penalltia.
Por, që në pjesë të parë pasoi këndellja e Kukësit, që tashmë drejtohet nga trajneri serb, Mladen Milinkovic, që bëri bujë me Luftëtarin e Gjirokastrës stinorin që shkoi.
Një penallti e shënuar nga izraeliti Naser dhe dy të tjera nga shkodrani i talentuar Ndriçim Guri, çoi kampionin e Shqipërisë në pushim 15 minutësh me avantazh 3-2.
Pjesa e dytë
Në pjesën e dytë Milinkovic ndërroi tërësisht 11-shen, duke i dhënë mundësi lojtarëve të rinj. Kjo bëri që rezultati të mos lëviz shumë, sikurse në pjesë të parë, por Liria shfrytëzoi përsëri një rast me Korenicën për të barzuar, 3-3, që realizoi hat-trickun e tij.
E Kukësi kishte mundësi të fitonte ndeshjen kur Liria mbeti me 10 lojtarë pasi që u përjashtua Elton Basriu, por të ekipi pranë Drinit nuk ka arritur të bëj asgjë më shumë në ndeshje sa i përket rezultatit, karshi dëshirës së madhe të nxënësve të Bledi Shkëmbit, që tashmë nuk kujtojnë humbjen në fazën përgatitore verore.
Liria pas 5 ditësh do të testohet edhe me Tiranën në Selman Stërmasi.
11-shja startuese e Kukësit:
Koci, Hallaçi, Mamini, Hoxha, Rumbullaku, Naser, Koldashi, Musolli, Kale, Shtubina dhe Guri. |