KUKESI 3-1 VLLAZNIA

Zenel Gavazaj shenoi golin e fundit dhe te vulosjes se fitores se Kukesit/ Foto: KFKukesi/fb
Kukësi nxjerr nga binarët e titullit Vllazninë
7 May, 2021 @20:21
Vllaznia e Shkodrës, që deri vonë ishte lidere e Superiores, tashmë ka pësuar edhe një goditje.
Në Elbasan Arena në duelin e posa përfunduar ka festuar Kukësi i Mirel Josës me rezultat bindës, 3-1 [Patrick Eze 5, Gjelbrim Taipi 34p. Zenel Gavazaj 90 - Ardit Hoxhaj 50p.].
Deri në fund të stinorit kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro, ndërsa Vllaznia e Thomas Brdaricit që avanconte bukur përgjatë pjesës së madhe të kampionatit, tashmë po has në vështirësi dhe ka pësuar për herë të dytë brenda 3 ndeshjeve të fundit.
Përkundër se vetëm 3 pikë larg nga kreu për momentin, atyre u duhet mrekulli në xhirot e mbetura për të arritur te titulli.
Kukësi në anën tjetër, pa shumë kalkulime, për të siguruar ikjen nga zona e padëshiruar e poshtme, ka fituar ndeshjen.