Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS

Kundër gripit dhe Shakhtarit

REUTERS/Gleb Garanich

Kundër gripit dhe Shakhtarit


13 February, 2013 @8:21

Shakhtar duket se është e gatshme për ndeshjen, edhe pse nuk ka luajtur ende që nga dhjetori i vitit të kaluar, e Dortmundi në anën tjetër do të paraqitet në ndeshjen e ardhme pas një humbjeje të thellë që pësoi në shtëpi nga Hamburgu me rezultat 4-1.

Përveç humbjes, Dortmundi gjithashtu vuan nga mungesa e Mario Goetze, Marcel Schmelzer, Kevin Groesskreutz dhe Lukasz Piszczek të cilët janë të sëmurë nga gripi dhe kjo i komplikon paksa gjërat për Jurgen Klopp.

Shakhtari sa i përket paraqitjeve në Ligën e Kampionëve posedon statistika të mira, ngase ka shënuar 7 fitore në 13 ndeshjet e fundit si vendas, dhe ka humbur vetëm 3 nga ato.

Në anën tjetër me humbjen e cila pak a shumë i shuajti shpresat e Dortmundit për titull në BundesLiga (15 pikë mbrapa Bayern-it) atëhere Jurgen Klopp do të fokusohet më shumë për sa i përket paraqitjes sa më të mirë në skenën Kontinentale.

Fillimisht, Klopp duhet që mbrojtjen e skuadrës së tijë ta mbyll më shumë, ngase ajo ishte pika e dobët në ndeshjen e fundit me Hamburgun, që të mund të nxjerrë diçka nga ndeshja e parë si mysafir në Donbass Arena.

Trajneri i Shakhtar-it Mircea Lucescu, është në hall për të gjetur zëvendësim për brazilianin Willian, i cili u bashkua me Anzhin në afatin e janarit, e transferi i ri Taison do të mundohet ta zëvendësojë Willian-in. Në anën tjetër, tifozët shpresojnë në sulmuesin Henrikh Mkhitaryan, i cili ka shënuar në 20 herë, nga 24 paraqitje deri tani.



CHAMPIONS LEAGUE

20:45 Donbass Arena, Donetsk Shakhtar Donetsk - Borussia Dortmund

 
Të gjitha lajmet nga