GIANNI DE BIASI
Kundër Spanjës do të nevojitej një autobus pa rrota
8 October, 2016 @21:28
Kombëtarja shqiptare e futbollist sot organizoi konferencë për shtyp para ndeshjes me Spanjës, ku i pranishëm ishte përzgjedhësi Gianni De Biasi.
Tekniku italian tha se skuadra e tij të provojë të nxjerr rezultat pozitiv në përballje me spanjollët, megjithëse këta të fundit vlerësohen favoritë.
“Nuk e di sa shanse ka që Shqipëria të fitojë ndaj Spanjës, pasi diferencat janë mjaft të mëdha. Jemi një skuadër që u kualifikua në Europian për herë të parë dhe u eliminuam në mënyrë të pafat prej fazës së grupeve. Por, në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Ne do të provojmë shanset tona, duke luajtur në mënyrë inteligjente dhe të kundërsulmojmë. Nuk besoj se dikush mund të thotë që Spanja do të fitojë me siguri: edhe dy vjet më parë në Portugali nuk na jepnin shanse, megjithatë atje fituam ne. Ky është futbolli.”
Më tej, ai vazhdoi duke folur për mënyrën e lojës së Shqipërisë, madje duke thënë se Shqipërisë i nevojitet një autobus pa rrota, pasi kundërshtari është mjaft cilësorë.
“Nuk e di nëse do të kemi një autobus aq të madh sa të mbulojë të gjithë portën. Për më tepër do të nevojitej një autobus pa rrota, sepse rrezikon që edhe në atë pak hapësirë që ekziston, ta pësosh. Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk është çështje zgjedhjeje, por diçka e tillë të imponohet nga loja e kundërshtarit.”
“Besoj se kemi mundësi ende që të rritemi. Është normale që pas një kualifikimi historik si ai i yni, tani të kërkojmë më tepër. Duhet të kemi parasysh që Spanja është shumë më e mirë se ne, por do të luajmë me dinjitet dhe krenari, duke shpresuar që pas ndeshjes do të flasim rreth një rezultati pozitiv.”
Për fund, De Biasi tha se Spanja tashmë e ka mbyllur një epokë të artë me Del Bosquen, derisa me trajnerin aktual Lopetegui, ka sinjale të rivitalizimit të lojtarëve.
“Edhe unë e pyes veten si është e mundur që një skuadër e cila e mban kaq shumë topin dhe krijon mjaft raste për shënim, nuk e fiton ndeshjen, madje në fund rrezikoi të humbiste. Ne nuk jemi Italia, por një skuadër më e vogël. Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh dhe mbylli një epoke të artë me Del Bosque-n, një njeri dhe trajner të madh. Tashmë në krye të ekipit është Lopetegui dhe kanë ardhur sinjale të rivitalizimit të lojtarëve, që gjithsesi shpresojmë mos ta shohim shumë në ndeshjen me Shqipërinë,” përfundoi ai.