CHAMPIONS LEAGUE

Kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ‘89 në Champions League
14 May, 2017 @15:25
Pasi që u shpallen zyrtarisht kampionë të Kosovës dhe pas sigurimit të së drejtës për të luajtur në kualifikimet për Champions League, Trepça ‘89 mbetet në pritje të kundërshtarit me të cilin do të përballet në raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.
Skuadrat me të cilat mund të ndeshet Trepça ‘89 janë këto:
The New Saints (Uells)
Linfield (Irlandë Veriore)
Vikingur Gota (Islandë)
FC Santa Coloma (Andorrë)
Hibernians FC (Maltë)
FCI Tallinn (Estoni)
Kampioni i Ligës së Gjibraltarit (nuk dihet ende)
Kampioni i Ligës së Armenisë (nuk dihet ende)
Kampioni i Ligës së San Marinos (nuk dihet ende)
Shorti për raundin e parë mbahet më 19 qershor. Ndeshjet e para luhen më 27/28 qershor, derisa ndeshjet kthyese më 4/5 korrik.