INTER - SASSUOLO

"Meqë mbështetjen tonë nuk e meritoni, sot po ju përshëndesim dhe po shkojmë të hamë." - Shkrimi i tifozëve të Interit para se ta braktisnin
Humbja e radhës, Curva Nord braktis Interin
14 May, 2017 @14:33
E katërta humbje me radhë!
Edhe pas shkarkimit të Piolit, problemet te Interi vazhdojnë. Skuadra zikaltër sot pësoi humbjen e radhës nga Sassuolo në shtëpi, për t’i shuar pothuajse të gjitha shpresat për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Pas protestave të vazhdueshme dhe fishkëllimave pa fund, pjesa e tifozëve ultras të Interit, Curva Nord, ka braktisur stadiumin në minutën e 20’ dhe ka shpalosur një ‘baner’ me shkrimin: “Meqë mbështetjen tonë nuk e meritoni, sot po ju përshëndesim dhe po shkojmë të hamë.”
Pjesa tjetër e stadiumit e ka duartrokitur këtë gjest.