Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

COPPA ITALIA

Kupa italiane, me ekspres data deri në finale

Kupa italiane, me ekspres data deri në finale


4 June, 2020 @12:37

Për të përfunduar Kupa e Italisë në futboll, kanë mbetur edhe tri ndeshje. Janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale, ndërsa ato të kthimit kanë mbetur pezull për shkak të pandemisë.

E tash, përballjet pritet të luhen ekspres për të arritur deri te fituesi. Sipas njoftimit të Sky Sport Italia, është lënë të kuptohet se dy përballjet kthyese gjysmëfinale të Kupës të zhvillohen më 12 dhe 13 qershor, ndërsa finalja me 17 qershor. Që i bie brenda katër ditëve prej ndeshjes së parë të kemi ekipin me trofeun e Coppa Italia 2019/20.

Në përballjet e para gjysmëfinale u arritën këto rezultate: Milan 1-1 Juventus dhe Inter 0-1 Napoli.

Sipas Sky Sport Italias, rikthimi i futbollit italian do të ndodh me përballjen Juventus-Milan më 12 qershor, të premten, ndërsa përballja e radhës Napoli-Inter të luhet më 13 qershor të shtunën, para finales së 17 qershorit.

E Serie A do të nis prej 20 qershorit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A