Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NATIONS LEAGUE FINALS 20/21

Kur zhvillohet Final Four i Ligës së Kombeve?

Kur zhvillohet Final Four i Ligës së Kombeve?


20 November, 2020 @3:13

Pas triumfit në grupet e tyre të Ligës A të Kombeve, Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja do të “luftojnë” për të arritur trofeun e parë të Ligës së Kombeve në historinë e re të UEFA-së, së kësaj gare që u krijua dy vite më parë.

Trofeun e parë të Ligës së Kombeve e fitoi Portugalia.

Ndërsa tash UEFA ka bërë të ditur se katërshja finale që do të luftojë për trofe do të takohet në tetor të vitit të ardhshëm, 2021.

Shorti i gjysmëfinaleve do të jetë i hapur, pa bartës dhe do të mbahet më 3 dhjetor 2020, ku pritet të konfirmohet edhe vendi organizator si dhe oraret e ndeshjeve.

Për momentin, datat janë përcaktuar nga UEFA-ja. Kështu, gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 6 tetor 2021, ndërsa e dyta më 7 tetor 2021. Më 10 tetor do të luhet ndeshja për vend të tretë, ndërsa pas saj edhe finalja për të gjetur fituesin e ri të garës.

Nga katër skuadrat finaliste deri tash vetëm Italia ka deklaruar interesim për organizimin e turneut final.

Fituesi i Ligës së Kombeve do të fitojë trofeun 71 centimetra të gjatë të argjendtë, ndërsa secila nga këto skuadra në shortin për kualifikueset për Katari 2022 do të jetë në grupe me 5 pjesëmarrës, ashtu që të jenë të lira gjatë tetorit 2021 për ndeshjet finale të Ligës së Kombeve.

Sa për kujtim, në Final Fourin e sezonit 2018/19 të Ligës së Kombeve Portugalia mposhti Zvicrën në gjysmëfinale 3-1, ndërsa Holanda Anglinë pas vazhdimeve 3-1.

Pozitën e tretë e fitoi Anglia, duke e mposhtur Zvicrën pas ekzekutimit të penalltive 6-5, pasi që ndeshje kishte përfunduar 0-0 pas 120 minutave lojë.

E në finale, Portugalia mposhti Holandën 1-0 me golin e shënuar nga Gonçalo Guedes në minutën e 60 të ndeshjes, në përballjen e zhvilluar në Dragao të Portos.

Kurse, siç po shihet asnjëri nga pjesëmarrësit e kaluar të Final Fourit të Ligës së Kombeve, nuk ka arritur kësaj radhe të jetë pjesë e finaleve të garës.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve