EUROPOL

REUTERS
Kurdisje edhe te kampionët!
4 February, 2013 @14:46
Duke folur në Hagë kreu i Europolit, Rob Wainwright, ka thënë se hulumtimi i përbashkët europian ka identifikuar 425 zyrtarë ndeshjesh, futbollistë dhe kriminelë serioz në 15 shtete.
“Kjo është ditë e keqe për futbollin europian,” ka thënë Wainwright.
Ai ka shtuar se një rrjet kriminal nga Singapuri ka qenë i involvuar në kurdisje të ndeshjeve duke harxhuar në mesatare 100 mijë euro për ndeshje, për të korruptuar lojtarët dhe zyrtarët.
Ai nuk ka identifikuar askënd për shkak të hetimeve të mëtutjeshme, ndërsa ka treguar se një ndeshje e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Angli është njëra prej shumë të kurdisurave e cila për momentin është nën hetime.