MOU

REUTERS/Marcelo Del Pozo
Në shpëtim të Chelseat
4 February, 2013 @11:16
E tëra çka po pret Jose Mourinho, është një thirrje nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich. E ky i fundit është në kërkim e sipër të një trajneri që do ta zëvendësojë Rafa Benitezin e përkohshëm.
Benitez përkundër që nuk po duhet nga tifozët e Chelseat, tashmë ka rënë në bombardime të mediave pas disfatës nga Newcastle dhe barazimit një xhiro më parë, nga Reading.
E përditshmja angleze, The Sun, në numrin e sotëm ka shkruar se trajneri aktual i Real Madridit, Jose Mourinho, do të lë Realin gjatë verës, ndërsa derisa pret oferta nga shumë klube, asnjërën nuk do ta ndërronte me një të Chelseat!