Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALKS

Kush mund ta zëvendësojë Andrea Pirlon?

Kush mund ta zëvendësojë Andrea Pirlon?


25 May, 2021 @17:11

E ardhmja e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlos, është e pasigurtë dhe ka mjaft emra që përfliten për stolin e Zonjës së Vjetër.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juve akoma nuk ia ka konfirmuar Pirlos që do të vazhdojë edhe një stinor, ndërsa flitet se italiani mendon se e ka treguar veten mjaftueshëm, duke fituar dy trofe në stinorin e tij të parë - Superkupën dhe Kupën e Italisë.

Në Itali qarkullojnë zëra se Allegri mund të rikthehet në stolin e biankonerëve, por përveç tij ka edhe emra tjerë që mund ta fitojnë këtë pozitë. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, përflitet se do të largohet nga klubi pas një stinori pa trofe. Megjithatë, Zidane e ka bërë të qartë se preferon stolin e përfaqësueses së Francës pasi të largohet Didier Deschamps.

PSG gjithashtu përflitet se do ta ndërrojë Pochetinon pas vetëm 6 muajsh, dhe presidenti Leonardo gjithmonë e ka preferuar ta ketë Allegrin në kryeqytetin francez. Pochetino, në anën tjetër, është lidhur me një kalim tek Reali.

‘Lëmshi’ vazhdon, sepse nëse Allegri dhe Zidane shkojnë tjetërkund, mbesin pak emra për zëvendësimin e Pirlos në Juventus. Gazzetta dello Sport përmend edhe trajnerin e Lazios, Simone Inzaghin, i cili do të takohet me Claudio Lotiton.

Një tjetër emër interesant që po lakohet është edhe ai i Gian Piero Gasperinit. 63 vjeçari e ka kualifikuar Atalantan në Ligën e Kampionëve për 3 stinore me radhë, dhe e ka vërtetuar vazhdimisht se mund t’i sfidojë edhe ekipet më të mëdha.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A