Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LABI

Labi viziton KF Ferizajn, falenderohet për ndihmën financiare

Labi viziton KF Ferizajn, falenderohet për ndihmën financiare


19 March, 2021 @17:21

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri - Labi, sot ka vizituar skuadrën e Ferizajt gjatë seancës stërvitore.

Klubi i cili po kalon në krizë financiare, është ndihmuar me 3 mijë euro nga këngëtari, me qëllim të lehtësimit të gjendjes.

Pas vizitës së Labit, klubi i Ferizajt ka lëshuar një komunikatë, me c’rast e falenderoi publikisht këngëtarin për ndihmën e dhënë.

“Sot Labinot Tahiri Labi e vizitoj skuadrën tonë në stërvitje, duke shikuar gjendjen e klubit. Ne si klub e falenderojmë Labin për ndihmën që ka dhënë, dhe që eshte i gatshëm ta ndihmoj përsëri klubin tonë,” thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se KF Ferizaj shkaku i gjendjes së vështirë financiare ditë më parë e kishte filluar edhe bojkotin me lojtarë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë