FERIZAJI
Bravo Lab! Këngëtari ndihmon financiarisht KF Ferizajin
19 March, 2021 @14:44
Këngëtari i estradës Labinot Tahiri, që njihet me organizim të mbledhjes së fondeve për ndihma të ndryshme në vend, kësaj radhe ka vendosur që të ndihmojë klubin e qytetit të tij, KF Ferizaji.
Ferizaji, që është në krizë financiare ka bërë të ditur ditë më parë se mund të largohet krejtësisht nga garat për shkak të mungesës së fondeve dhe pamundësisë së mbajtjes së lojtarëve dhe shpenzimeve tjera përgjatë garës.
Ferizaji vjet pjesë e Superligës, kësaj radhe në Ligë të Parë B, është duke përjetuar ditë shumë të vështira.
Ndërsa Labinot Tahiri, i njohur shkurt si Labi - ka ndihmuar klubin si nismë me 3 mijë euro.
“Sa për lehtësimin e lojërave në vazhdimësi i ndajmë këto mjete bujarisht dhe shpirtërisht, për të ngjallë jo vetëm Ferizajin por të gjitha klubet sportive në vend…,” ka thënë ndër të tjera në postim Tahiri duke dhënë edhe mesazhin: “Ngjalluni se kultura e sporti mbajnë shtetin në këmbë.”