RANGERS 0-2 SLAVIA P
Ish-sulmuesi i Skënderbeut shënon, Slavia befason Rangersin e Gerrardit
18 March, 2021 @23:07
Slavia e Pragës ka arritur të shënojë fitore të madhe në Ibrox sonte, për ta eliminuar Glasgow Rangersin e Steven Gerrardit në kuadër të Europa League dhe për të siguruar çerekfinalen e garës.
Ndeshja e parë në Pragë kishte përfunduar 1-1, ndërsa sonte në Glasgow, Slavia fitoi 0-2 [Olayinka 14, Stanciu 74]. Ish-sulmuesi i Skënderbeut Peter Olayinka shënoi për avantazhin e Slavias, ndërsa në pjesë të dytë rumuni Nicolae Stanciu vulosi fatin e takimit.
Rangers ndeshjen e përfundoi me 9 klojtarë, pasi që zëvendësuesi xhamajkan Kemar Roofe (61-min.; në foto) për faul të ashpër ndaj portierit çek mori karton të kuq direkt, e më vonë edhe mbrojtësi nigerian i Rangersit Leon Balogun mori të verdhin e dytë për të lënë pashpresë skuadrën.
Sidoqoftë, përkundër kartonave të vendasve, Rangersi i Gerrardit nuk tregoi diçka më shumë edhe sa ishin të kompletuar për të kërcënuar Slavian, që tregoi shumë më shumë dëshirë dhe ishte më konkrete në atë që kërkonte sonte, gjë që edhe fitoi.