PAS NDESHJES
Mou: Nuk ishte befasi
18 March, 2021 @22:09
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka qenë i dëshpëruar me lojën e lojtarëve të tij në përballje me Dinamon sonte.
Dinamo fitoi 3-0 Tottenhamin, për të rrënuar epërsinë e anglezëve 2-0 nga ndeshja e parë dhe për t’i eliminuar ata.
“Jo, nuk ishte befasi. Nuk ishte befasi sepse u kam thënë lojtarëve para lojës. Të njëjtën u kam thënë edhe në pushim mes pjesëve. Duhet të fitoni, nuk bën t’i lejojmë të shënojnë. Edhe nëse shënojnë 10-minuta para loje ata do të marrin fuqinë për të bërë më tepër,” ka thënë Mourinho.
Para konferencës për shtyp, portugezi shkurt uroi edhe fitoren e zagrebasve duke u futur në zhveshtore të tyre.
“Dinamoja ka pasur më shumë dëshirë, më shumë motiv pas golit dhe kanë dashur të tregojnë se janë konkurrent me secilin ekip,” ka shtuar portugezi ndër të tjera.
Dinamo ka siguruar çerekfinalen e Europa League sonte, derisa Tottenham është eliminuar nga gara.