ALBERT CELADES
Largojnë trajnerin, dorëhiqet drejtori sportiv
30 June, 2020 @11:30
Albert Celades nuk është më trajner i ekipit spanjoll të Valencias, pasi që klubi e liroi nga detyra, ndërsa në ndërkohë dha dorëheqje edhe drejtori sportiv i skuadrës në fjalë Cesar Sanchez.
Voro Gonzalez do të merr drejtimin e skuadrës deri në fund të stinorit, ndërsa kjo është hera e gjashtë për Voron që merr drejtimin e përkohshëm të skuadrës në karrierë.
Celades u emërua trajner i Valencias në shtator të vitit të kaluar, duke zënvedësuar Marcelinon e larguar.
Valencia për momentin është e teta në LaLiga dhe ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit.