SHQIPËRIA
Latifi e Kaçe në tribunë me Spanjën
9 October, 2016 @15:58
Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Liridon Latifi dhe Ergys Kaçe, nuk do të mund të luajnë në ndeshjen e sontme ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës.
Dyshja është lënë jashtë përbërjes prej 23 lojtarëve, numër ky maksimal i lojtarëve që mund të përfshihen për ndeshje.
Përzgjedhësi De Biasi në listën e tij të lojtarëve të grumbulluar ka përfshirë 26 futbollistë, ndërsa prej tyre, Armando Sadiku ishte zëvendësuar më parë me Edgar Çanin, derisa Ledian Memushaj nuk do të mund të jenë në hesapet e teknikut italian në ndeshjen me Spanjën për shkak të lëndimit.
Kështu, nga lojtarët në dispozicion, De Biasi është detyruar që t’i lë dy në tribunë, ndërsa “llotaria” e kapi dyshen Latifi dhe Kaçe.
Në ndeshjen e kaluar me Lihtenshtajnin, jashtë përbërjes prej 23 lojtarëve kishin mbetur Liridon Latifi, Ledian Memushaj dhe Rey Manaj.