SHQIPËRI-SPANJË
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
9 October, 2016 @13:50
Pak para ndeshjes mes Shqipërisë e Spanjës, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, le të shohim formacionin e mundshëm të Kombëtares Shqiptare.
Priten disa ndryshime nga ndeshja me Lihtenshtajnin. Parashihet largimi i Kaçes, Abrashit e Alijit nga formacioni startues dhe me shumë gjasa në sulm do të luajë Bekim Balaj.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli. Lila, Xhaka, Memushaj, Roshi, Lenjani dhe Balaj.
Konfirmimi zyrtar bëhet pak para ndeshjes.