MIQËSORE
14 vjeçari debuton për Galatasarayin
8 October, 2016 @22:51
Një gjë e rrallë ndodhi sonte në miqësoren e zhvilluar mes Levski Sofias dhe Galatasarayt.
Edhe pse vetëm 14-vjeçar, djaloshi i quajtur Mustafa Kapi debutoi për skuadrën turke sonte, ndërsa ky rast zgjoi interesimin e të gjitha mediave botërore.
Ndeshja u mbyll me fitoren e Galatasarayt me rezultat 0-2, kurse inkuadrimi i Mustafa Kapit jep shenja të qarta që kohërat në futboll kanë ndryshuar dhe mosha për një futbollist, qoftë i vjetër apo i ri, mbetet thjesht numër.