SHQIPËRIA
Talenti kosovar pajiset me pasaportë shqiptare, i bashkohet kombëtares U21
9 October, 2016 @14:23
Inkuadrimi i futbollistëve të U21 në kombëtaren A të Shqipërisë si Eros Grezda, Liridon Latifi e Rey Manaj, i ka hapur rrugë futbollistëve të tjerë.
Kështu, ekipit U21 të Shqipërisë tani do t’i bashkohet kosovari tjetër, Emir Sahiti, i cili këto ditë është pajisur me pasaportë shqiptare.
Sahiti është vetëm 17 vjeçar, ndërsa aktualisht po luan me skuadrën maqedonase, Rabotniçki.
Ai është vëllau i vogël i futbollistit tjetër të Rabotniçkit, Suad Sahitit.