Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Lazio vendos çmimin e Muriqit

Lazio vendos çmimin e Muriqit


7 June, 2022 @16:15

Sipas Diario de Mallorca, Lazio ka vendosur çmimin e sulmuesit të Kosovës, ndërsa ekipi i Mallorcës që shpëtoi stinorin në LaLiga dhe pikërisht Vedat Muriqi u shpallë lojtari më i mirë i muajit të fundit të sezonit.

Derisa Lazio dëshiron ta largojë sulmuesin e Kosovës, që nuk u tregua aty, Mallorca është e interesuar ta blejë, ndërsa cmimi është përfolur të jetë 11 milionë euro, shkruan media në fjalë.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2025, ndërsa Mallorca më parë kishte ofruar 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kosovës.

Në ndërkohë gjatë verës pritet të shihet se a do të arrijnë akord klubet në fjalë për sulmuesin më të mirë të Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A