EKIPI I RI, ANGAZHON LOJTARË ME PËRVOJË

Roni Gashi, duke nënshkruar me FC Suhareka.
Leart Emini e Roni Gashi - te ekipi i ri FC Suhareka
27 June, 2023 @16:15
Dyshja me përvojë e futbollit kosovar, Leart Emini dhe Roni Gashi, tash e tutje do të jenë pjesë e ekipit të ri në futbollin kosovar, FC Suhareka.
FC Suhareka në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarët në fjalë, ndërsa Emini luan në krah të sulmit, kurse Gashi si mesfushor qendror.
Learti vjen prej ekipit të Vushtrrisë, ku luajti në stinorin e kaluar, ndërsa Roni vjen prej skuadrës së Flamurtarit, ku luajti në stinorin e kaluar.
Emini është 30-vjeç dha ka luajtur në shumë skuadra të Kosovës, derisa me përvojën e tij pritet të jetë ndër lojtarët që do të bëjnë dallimin në skuadër. Gashi në anën tjetër, 25-vjeç, pas karrierës së tij në skuadrat prizrenase si Liria, A&N, e së fundi Flamurtari pritet që të sjellë stabilitet në mes të fushës për ekipin e Suharekës, që disa javë më parë prej A&N-së ndërroi emrin në FC Suhareka.◼️