CLEVELAND CAVALIERS
LeBron James mbetet në Cavs për 100 milionë
12 August, 2016 @10:14
Superylli i basketbollit, LeBron James, arriti marrëveshje tre vjeçare me vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe mbeti në Cleveland Cavaliers.
James stinorin e ardhshëm do të jetë lojtari më i paguar në NBA, me 33.3 millionë dollarë në vit.
LeBroni stinorin e kaluar është shpallur kampion i NBA-së me Clevelandin, të cilët edhe pse ishin në disavantazh 3-1 kundër Golden State Warriors fituan 4-3 në fund për të befasuar kampionin e deri atëhershëm dhe Steph Curryn me kompaninë e tij.
LeBron James është zgjedhur MVP i finales 2015/16.