Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - BESA

Lehtë ndaj Besës, Nikli ngjitet mbi Gjilanin

Lehtë ndaj Besës, Nikli ngjitet mbi Gjilanin


9 December, 2020 @14:50

Fitore e lehtë për Niklin ndaj Besës sot.

Skuadra nga Drenasi takimin e luajtur në “Rexhep Rexhepi” e mbylli 3-0 (Adem Maliqi 8’, Argjend Malaj 46’, Marko Simonovski 83’), për t’u ngjitur kështu në vendin e katërt në tabelë.

Ndeshja filloi shumë mirë për Niklin, ekip që e gjeti rrjetën që në minutën e 8’. I shërbyer nga Mendurim Hoti, për 1-0 shënoi Adem Maliqi, ndërsa rreth 15 minuta pas golit të pësuar, pejanëve gjërat ia komplikoi edhe më shumë përjashtimi i futbollistit Blazo Rajovic. Rajovic u përjashtua direkt më të kuq për shkak të një ndërhyrjeje tejet të ashpër ndaj Astrit Thaqit të vendasve.

TABELA AKTUALE

E më pas gjithçka ishte më e lehtë për Niklin.

Me të filluar pjesa e dytë, fitoren e vulosi goli i futbollistit Argjend Malaj (46’), që shënoi për 2-0, kurse rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Marko Simonovski në minutën e 83’, 3-0.

Tashmë, Nikli e sheh veten para Gjilanit në tabelë, kurse Besa me shumë gjasa sezonin tjetër do të garojë përsëri në Ligën e Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga