Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/4: LEIPZIG - ATLETICO MADRID

Leipzig eliminon Atleticon, arrin gjysmëfinalen historike

Leipzig eliminon Atleticon, arrin gjysmëfinalen historike


13 August, 2020 @22:58

Pas PSG-së, gjysmëfinalisti i dytë i Ligës së Kampionëve sivjet është Leipzigu, ekip i themeluar në vitin 2008!

Për shumicën befasisht, Leipzigu sonte e eliminoi nga gara Atletico Madridin, skuadër kjo që prej vitit 2014 e deri më sot nga Liga e Kampionëve eliminohej vetëm nga ekipet e Cristiano Ronaldos (Juventusi vitin e kaluar, Real Madridi në të gjitha rastet tjera).

Pjesa e parë e ndeshjes ishte kryesisht e mërzitshme, kurse gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.

Olmo me kokë në minutën e 50’ ia dha epërsinë fillestare gjermanëve, para se inkuadrimi i Joao Felixit ta zgjonte nga gjumi skuadrën madrilene. Felix, në qytetin e tij të lindjes, nxori një penallti dhe e shndërroi në gol në minutën e 71’, për ta rikthyer skuadrën e tij në lojë, mirëpo që ndeshja të shkonte në vazhdime nuk lejoi Adams i gjermanëve. Ai në minutën e 88’ me ndihmën e një devijimi shënoi për 2-1, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me këtë rezultat në gjysmëfinale shkoi Leipzigu, e para gjysmëfinale e Champions Leagues në histori të klubit, aty ku e pret një kundërshtar mjaft i vështirë, Parisi i Mbappes e Neymarit.

Dy gjysmëfinalistët e tjerë të garës do të kuptohen nesër dhe pasnesër, pas ndeshjeve Bayern vs. Barcelona, respektivisht Mancester City vs. Lyon.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League