Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WERDER BREMEN

Leja e Werderit për Rashicën, jo e plotë

TOPSPORTI / A.P

Leja e Werderit për Rashicën, jo e plotë


31 August, 2020 @14:09

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi i Werder Bremenit ka bërë të ditur që ka arritur një kompromis me FFK-në, që ta lejojë Milot Rashicën të grumbullohet me Kosovën për njërën prej ndeshjeve të muajit shtator.

Për shkak të pandemisë, Werderi do ta lejojë Rashicën vetëm për ndeshjen që Kosova e luan në Parma ndaj Moldavisë (3 shtator), por nuk do ta lejojë atë që të udhëtojë në Prishtinë për ndeshjen ndaj Greqisë (6 shtator), për shkak se Kosova momentalisht është një vend me numër të madh të infektuarish me COVID-19.

Përveç Rashicës, Kosova në ndeshjen ndaj Greqisë rrezikon të ketë edhe mungesa të tjera për të njëjtën arsye. Gjithsesi, deri më tash, nga FFK nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kush do të mungojë nga të ftuarit.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve