SUPERLIGA ZVICRANE
Lëndohet Benjamin Kololli?
10 November, 2019 @17:26
Lajm jo i mirë për Kosovën vjen nga Zvicra.
Në ndeshjen që Zürichu po e luan momentalisht ndaj Sionit, Benjamin Kololli është detyruar të largohet nga loja në minutën e 42’ të ndeshjes për shkak të lëndimit.
Kur jemi në prag të ndeshjeve më të rëndësishme të Kosovës drejt EURO2020, një mungesë e Kolollit do të ishte tejet e padëshiruar, prandaj shpresojmë që lëndimi i tij të mos jetë serioz.
Se a është serioz lëndimi i mbrojtësit të krahut, mbetet të presim deri pas ndeshjes së Zürichut.