Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Lëndohet James Rodriguez

Foto:Google

Lëndohet James Rodriguez


15 February, 2021 @20:48

Kolumbianit iu desh të braktiste para kohe ndeshjen kundër Fulham, me një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës dhe fillojnë shqetësimet për dëmtimin e tij në Kolumbi.

Ishte minuta e 68-të e Everton-Fulham kur James Rodriguez pati një përplasje me dy lojtarë rivalë.

Mesfushori nuk mund të vazhdonte, ndërsa Carlo Ancelotti në vend të tij futi në lojë Bernardin.

Kolumbia ka dy ndeshje shumë të rëndësishme në më shumë se një muaj kundër Brazilit (26 Mars) dhe Paraguait (31 Mars), me rastin e Kualifikuesve të Amerikës së Jugut, dhe mungesa e yllit të tyre do të ishte një pengesë e madhe për Carlos Queiroz.

Po kështu, humbja e James do të ishte e ndjeshme edhe për Everton që nuk po arrin aq rezultatate pozitive ashtu siç filluan sezonin.

Në 19 ndeshjet që ai ka luajtur që kur ka mbërritur në Goodison Park, ai ka shënuar pesë gola dhe shtatë asistime.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League