LA LIGA

Foto:Google
Dani Carvajal lëndohet përsëri
15 February, 2021 @12:33
Pas shtatë ndeshjeve jashtë, Dani Carvajal më në fund u rikthye në formacionin startues me Real Madrid, por zgjati vetëm 25 minuta.
Pasi bëri testet e para del se Carvajal e humb ndeshjen e parë kundër Atalantas në Champions League.
Këtë herë lojtari pësoi lëndim në kofshën e djathtë. Anësori po kalon në sezon jo të mirë pasi ai tashmë ka qenë jashtë fushave për 100 ditë.
Spanjolli ka luajtur vetëm 12 ndeshje nga 31 dhe ka gjithsej 917 minuta.
Lojtarët të cilët janë të lënduar për momentin në ekipin madrilen janë Ramos, Militao (pa raport mjekësor publik), Odriozola (pa raport mjekësor publik), Hazard, Rodrygo, Valverde, Marcelo dhe Carvajal.