INTER - LAZIO

Interi lider i ri në Serie A, Muriqi zëvendëson Immobilen
14 February, 2021 @22:40
Interi duke e mposhtur Lazion me rezultat 3-1, ngritet në krye të tabelës në Serie A.
Në minutën 22’, Interi kaloi në epërsi përmes Romelu Lukakus, i cili shënoi nga pika e bardhë. Ky i fundit e dyshifoi epërsinë në minutën 45’ të ndeshjes.
Goli i Lazios erdhi nga Gonzalo Escalante në minutën 61’, por 3 minuta më vonë shënoi Lautaro Martinez dhe kështu përfundoi ndeshja.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, hyri në fushë në minutën e 69’. Ai e zëvendësoi Ciro Immobilen.
Muriqi fitoi disa duele në ajër dhe mundësoi që sulmet e Lazios të vazhdojnë pas krosimeve nga krahët, por ekipi s’arriti më shumë.
Interi me 50 pikë është lideri i ri në Serie A, kurse Lazio me 40 pikë gjendet në pozitën e shtatë.