LA LIGA

Real Madrid vazhdon ndjekjen e kreut
14 February, 2021 @19:07
Skuadra e Real Madridit ka triumfuar ndaj Valencias me rezultat 2-0.
Karim Benzema e kaloi Real Madridin në minutën e 12’, kurse epërsinë e dyfishoi Toni Kroos tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë nuk u tundën më rrjetat dhe kampioni aktual i La Ligas, Real Madridi, e regjistroi fitoren e rradhës.
Real Madridi aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 49 pikë me dy ndeshje më shumë se lideri Altecio Madrid me 54 pikë.