ARSENAL - LEEDS

FOTO / The Guardian
Xhaka me asist, Auba hat-trick, vjen fitorja pas 2 humbjeve
14 February, 2021 @19:31
Arsenali ka fituar pas 2 humbjeve rresht, duke e mposhtur Leeds Unitedin me rezultat 4-2.
Granit Xhaka ishte asistues në golin e parë të skuadrës londineze, të cilin e shënoi Pierre-Emerick Aubameyang.
Ky i fundit shënoi hat-trick kundër Leeds United, derisa gol shënoi edhe mbrojtësi Hector Bellerin.
Për Leeds golashënuesit ishin Pascal Struijk dhe Helder Costa.
Arsenali ngritet në pozitën e 10 në Premier League me 34 pikë, kurse Leedsi bie në pozitën e 11 me 32 pikë.