EVERTON - FULHAM

Fitorja e parë në histori të klubit në “Goodison Park”
14 February, 2021 @22:02
Ndeshja e fundit e ditës së sontme në Premier League, përfundoi me një befasi.
Fulhami e mposhti Evertonin me rezultat 0-2 si mysafir.
Ylli i ndeshjes ishte sulmuesi nigerian Josh Maja, që shënoi dy herë për skuadrën londineze.
Skuadra londineze e mposhti për herë të parë Evertonin në “Goodison Park” në histori të klubit.
Fulhami e regjistroi fitoren e tretë të stinorit dhe gjendet në pozitën e 18 në Premier League, kurse Evertoni në pozitën e shtatë me 37 pikë.