LIGUE 1

Lëndohet Neymar, mungon kundër Barcelonës
11 February, 2021 @13:43
Kanë mbetur edhe pesë ditë për përballjen Barcelona-Paris Saint German, Neymar Jr mund të jetë jashtë për ndeshjen e parë, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Braziliani u dëmtua dhe u godit në kokë pas një ndërhyrjeje shumë të rëndë nga Yago gjatë ndeshjes kundër Caen në kuadër të Kupës së Francës.
Lëndimi ndodhi në minutën e 57-të, kur mbrojtësi i djathtë i Caenit, Yago hyri ashpër te Neymari.
Neymar mund të jetë humbja e dytë e rëndësishme te PSG për ndeshjen e parë në Camp Nou, pasi dje Pochettino konfirmoi në një konferencë shtypi se Di María nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë kundër katalunasve.