Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Leonit Abazi flet pas ndeshjes ku shënoi dy gola

Leonit Abazi flet pas ndeshjes ku shënoi dy gola


19 February, 2021 @19:56

Leonit Abazi padyshim ishte lojtari i ndeshjes në duelin e sotëm ndërmjet Arbërisë dhe Prishtinës.

Futbollisti i krahut të majtë shënoi dy gola në këtë përballje, derisa skuadra e tij Prishtina fitoi me rezultat të thellë 0-4.

RAPORTI I NDESHJES

Lidhur me këtë fitore dhe golat e shënuar nga ai, Abazi foli pas ndeshjes për faqen zyrtare të bardhekaltërve.

“E kishim paraparë ndeshje të vështirë, andaj e kishim marrë shumë seriozisht. Nuk jam i kënaqur vetëm me dy golat e mi, por jam i kënaqur me tërësinë e ekipit tim, me ecurinë që e kemi dhe po ndjehem shumë i lumtur. Jo, nuk e kishim mendjen te Drita gjatë pjesës së dytë, por rezultatin që e kishim sikur na dha lehtësi, por tash pas përfundimisht të ndeshjes, natyrisht që fokusin e kemi vetëm te përballja e së mërkurës, ashtu siç mendojmë për çdo ndeshje të radhës,” tha 27-vjeçari.

Abazi aktualisht ka 3 gola të shënuara në Superligë.

LISTA E GOLASHËNUESVE NË SUPERLIGË


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga